Inkubatori Rajonal për Sipërmarrjen Sociale

Je një i ri apo e re, plot energji, me një ekip dhe një ide për të ndikuar pozitivisht komunitetin tënd?!

A keni një ide ose një zgjidhje inovative për një mënyrë të re ose më të mirë për t’ju qasur edukimit, fuqizimit femëror, kulturës, zhvillimit rural, shëndetësisë ose punësimit në komunitetin tuaj? Aftësitë, njohuria dhe eksperienca mbi sipërmarrjen sociale do t’ju ndihmojnë të zgjidhni çështje dhe/ose sociale për të cilën ju jeni të apasionuar, dhe ju ndihmon të gjeneroni të ardhura ndërkohë që e zhvilloni atë!

Kjo është mundësia juaj! Bashkohu me Rrugëtimin RISE dhe do të përfitoni:

  • Një program të dedikuar për t’ju ndihmuar ju të zhvilloni idenë tuaj

  • Mbështetje nga trajnerë dhe mentorë të apasionuar

  • Akses në një komunitet rajonal ndryshim-sjellësish

  • Mobilitet në rajonin e Ballkanit Perëndimor

Afati i aplikimeve:

10 Tetor 2024

Rrugëtimi RISE

RISE mbështet ndryshim-sjellësit e rinj në zhvillimin e ideve të tyre në biznese sociale me impakt të qëndrueshëm. Programi ynë mbështetës i dedikuar, Rrugëtimi RISE, po implementohet nga grup prej 10 partnerësh nga Ballkani Perëndimor, Gjermania dhe Franca. Për më shumë informacion mund të klikoni faqen e projektit www.risewb.org

Kush Mund të Aplikojë?

Grupe të rinjsh prej minimumi 2 anëtarësh, të moshave nga 19 - 35 vjeç, nga Shqipëria, Bosnja dhe Hercegovina, Kosova*, Mali i Zi, Maqedonia e Veriut dhe Serbia, që kanë:

  • Disponueshmërinë për të marrë pjesë në dy trajnime në muaj si dhe takime gjatë 3 muajve të fazës së ideimit, qofshin këto në formatin online ose offline 

  • Motivim të lartë për të mësuar mbi sipërmarrjen sociale dhe të përfshihen në një program rajonal ndërkulturor

  • Ambicjen për të zhvilluar një ide konkrete me impakt social

  • Gatishmërinë për të mësuar nga aktorët e tjerë të rajonit

  • Të kenë evidentuar të paktën një çështje sociale/mjedisore të cilën duan të zgjidhin

  • Maksimumi të kenë punuar me idenë e tyre në një shkallë të vogël/në nivel personal pa u përfshirë në aktivitet biznesi akoma

  • Impakti i idesë së tyre është rajonal ose lokal

Kush Nuk Mund të Aplikojë?

  • Entitetet e regjistruara

  • Partitë politike, agjensite qeveritare/shtetërore

  • Idetë për bursa

  • Idetë për rritje kapitali themeltar

  • Idetë kërkimore

  • Idetë me përmbajtje praktikash diskriminuese, që rriskojnë të krijojnë ose përforcojnë përçarje

  • Idetë ku impakti kryesor është jashtë rajonit

Cilat Janë Kriteret Tona të Përzgjedhjes?

Kriteret kyç: Kriteret kyç që aplikanti duhet të ketë/tregojë janë:

  • Motivim të lartë për të qenë pjesë e programit, mendësinë e një ndryshues-sjellësi dhe përkushtimin për të marrë pjesë plotësisht në 3 muajt e programit të ideimit

  • Si ideja zgjidh një çështje kritike sociale/mjedisor

  • Nëse ka potencial që ideja të kthehet një sipërmarrje e qëndrueshme

  • Të paktën gjysma e ekipit flasin Anglisht.

Kritere avantazhuese: Pikë shtesë do të akordohen nëse ideja:

  • Është inovatore në kontekst lokal

  • Ka potencialin për t’u rritur ose replikohet në rajon

  • Ka potencialin për të krijuar vende pune të reja

  • Respekton parimet e barazisë gjinore

Çfarë ofrojmë ne?

Ne do të mbështesim një brez të ri ndryshim-sjellësish rajonal që të RISE/NGRIHEN dhe ndihmojnë në zgjidhjen e problemeve në komunitet e tyre lokale. Kjo është arsyeja përse ne zhvilluam programin tonë mbështetës Rrugëtimi RISE, i cili konsiston në dy faza, fazën e Ideimit dhe Inkubimit.

Për fazën e parë, Fazën e Ideimit, 36 sipërmarrje RISE nga rajoni do të përzgjidhen për një proces ideimi 4 mujor (6 nga sejcili – Shqipëria, Bosnja dhe Hercegovina, Kosova, Mali i Zi, Maqedonia e Veriut dhe Serbia). Faza e Ideimit do t’ju ndihmojë të ndërtoni idenë tuaj nga e para, drejt një projekti të qëndrueshëm, ndërkohë që mbështetet nga ekspertët dhe mentorët, duke mbuluar të gjithë temat kryesore në sipërmarrjen sociale.

Paralelisht, do të zhvillohen workshope për design thinking për të përmirësuar aftësitë problem zgjidhëse të pjesëmarrësve.

Pasi të keni ngritur idenë tuaj, ju do të keni një mundësi për t’a prezantuar atë gjatë Ditës Demo, duke patur mundësinë kështu për t’u mbështetur financiarisht dhe praktikisht për të implementuar idenë tuaj ndaj impaktit pozitiv në komunitet. Në total, 12 ekipe do të përzgjidhen, dy për çdo Inkubator Lokal.

Sipërmarrjet e përzgjedhura do të vazhdojnë Rrugëtimin RISE në Fazën e Inkubimit. Kjo fazë është e dedikuar ndaj:

  1. Testmit dhe validimit të modelit të biznesit tuaj social përmes një programi mbështetës të veçantë dhe një granti për zhvillimin e biznesit.

  2. Mundësi për mobilitetin rajonal si RISE Bootcamp dhe Ekspeditat RISE për të takuar kolegë, biznese që shërbejnë si modele dhe për t’u frymëzuar, mësuar, rritur njohuritë dhe zgjeruar rrjetin.  

Rrugëtimi përfundon me një event rajonal, Finale RISE, me prezencën e të gjithë aktorëve të projektit për të njohur dhe festuar arritjet tona!

Për t’a përmbledhur, Rrugëtimi RISE konsiston në:

1) Fazën e Ideimit – e cila zgjat 3 muaj

  • Program i veçantë për t’ju ndihmuar të zhvilloni idenë tuaj

  • Dita e prezantimeve te iniciativave (Demo Day)

2) Faza e Inkubimit – e cila zgjat 4 muaj

  • Testimi dhe valimi i idesë tuaj mbështetur me një grant për zhvillimin e biznesit

  • Mundësi mobiliteti rajonale

  • Eventi final 

Në rolin e organizatorëve të programit, ne do të përshtasim zhvillimin e tij dhe modulet e implementimit në përputhje me zhvillimin e situatës së COVID-19.

[*] Ky përcaktim është në përputhje me UNSCR 1244 dhe Opinionin e ICJ për Deklaratën e Pavarësisë së Kosovës


Çfarë është RISE?

RISE - Regional Incubator for Social Entrepreneurs (www.risewb.org) është një projekt për të rinjtë e motivuar, të përkushtuar, të gatshëm për të mësuar dhe ndryshuar gjëra për përmirësimin e Ballkanit Perëndimor. Ne synojmë të mbështesim idetë tuaja të biznesit social që do ta bëjnë rajonin një vend më të mirë.

Rrugëtimi RISE është një program i posaçërisht dhe falas për pjesëmarresit qe do t'ju ndihmojë të mësoni, të rriteni dhe të bëni një ndryshim në rrethinën tuaj. Ne përqendrohemi në bashkëpunimin, shkëmbimin e ideve dhe mësimin e kolegëve për të marrë rezultate më të mira. Rrugëtimi RISE gjithashtu ju mundëson që të bëheni pjesë e granteve të mobilitetit të veçantë dhe zhvillimit të biznesit në fazën e dytë të Rrugëtimit. Këto grante do t’ju ndihmojnë të eksploroni praktikat rajonale të sipërmarrjes sociale dhe t’ju japin shtysën fillestare financiare.

Kush jemi ne?

Ne jemi një grup prej 10 partnerësh prej Ballkanit Perëndimor, Gjermanisë dhe Francës, në kërkim të të rinjve ndryshim sjellës nga rajoni, si ti, që të na ndihmojnë të zhvillojmë biznese sociale për shoqëri më të mira. Ne besojmë fort se sipërmarrja sociale mund të jetë një urë e mirë mes të rinjve, por gjithashtu mes shoqërive, dhe se mund të sjellë oportunitete të mrekullueshme për rritje dhe zhvillim.

Për këtë arsye ne kemi krijuar një rrjet prej 6 inkubatorësh lokal të cilët do të jenë mbështetje e çmuar për të gjitha idetë që zhvillohen në Ballkanin Perëndimor. Ne i kemi kushtuar dy vitet e ardhshme zhvillimit të sipërmarrjeve sociale, një komuniteti rajonal të ndryshim-sjellësve, ndërgjegjësimit për këtë temë të rëndësishme dhe përforcimit të nismave tashmë ekzistuese. Përse? Për një arsye të madhe, për t'i ofruar të rinjtë e rajonit në ndërtimin e një rajoni të begatë dhe të stabilizuar, sepse ne e dimë që ju mund ta bëni atë

Çfarë është një biznes social

  • Një sipërmarrje sociale apo biznesi social është një aktor në ekonominë sociale, qëllimi kryesor i së cilës është të ketë një impakt social më shumë se sa të gjenerojë fitim për pronarët/aksionerët e saj.

  • Ky entitet vepron duke sjellë të mira dhe shërbime në treg në formën e sipërmarrjes dhe inovacionit dhe i përdor këto së pari për të përmbushur objektivat social.

  • Ky entitet menaxhonet në një mënyrë transparente dhe të përgjegjshme dhe, vecanërisht, përfshin punëmarrësit, klientët dhe aktorët e tjerë të prekur nga veprimtarite e tij tregtare.

  • Pra, thelbësisht, ai është një biznes për të mirën sociale.



Ky projekt mbështetet nga Agjensia Francese për Zhvillim (AFD), Bashkimi Evropian (EU), Zyra Rajonale për Bashkëpunim Rinor (RYCO) dhe Zyra Rinore Franko-Gjermane (OFAJ). Idetë dhe opinionet e shprehura këtu janë vetëm të autorëve dhe nuk pasqyrojnë domosdoshmërisht pikëpamjet e Agjensisë Francese për Zhvillim, Bashkimit Evropian apo mbështësve të tjerë të projektit.