UN Women Albania ofron trajnime për Sipërmarrjen Sociale për gratë në zonën e Gjirokastrës. Duke nisur nga prilli deri në qershor 2021, gratë sipërmarrëse do të marrin njohuri rreth biznesit social dhe do të trajnohen se si të drejtojnë një ndërmarrje sociale të suksesshme. Trajnimet u ofrojnë njohuri për perfshirjen e mjeteve kryesore në biznesin e tyre, në mënyrë që të shmangin dështimin. Katër seancat e trajnimit do të zhvillohen në Përmet, në jugun e Shqipërise, duke respektuar masat aktuale të COVID-19.
Read More